Flash News

E-TJERA

Kërkohej nga Interpoli për trafik d*oge, kapet në Mal të Zi 34-vjeçari shqiptar

Kërkohej nga Interpoli për trafik d*oge, kapet në Mal të Zi

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia malazeze në pikën kufitare të Sukobinit (Muriqan), në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli në Bruksel.

I arrestuari është 34-vjeçari A.C., nga Tirana, i cili u ndalua nga efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë malazeze, ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp kishte lëshuar urdhër-arrestin ndaj tij për akuzat e anëtarësimit në një organizatë kriminale, shkelje të ligjeve të drogës dhe pjesëmarrje në trafik droge si bashkëpunëtor, sipas Kodit Penal të Mbretërisë së Belgjikës.

Tashmë pritet që autoritetet malazeze të ndërmarrin hapat e mëtejshëm për ekstradimin e tij drejt Belgjikës, ku do të përballet me drejtësinë.

Të fundit