Flash News

E-TJERA

Kërkohej nga Italia, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Kërkohej nga Italia, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Lukut u bë i mundur pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane.

Operacioni u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, me kodin “Operacionalja 18”. Shtetasi 41-vjeçar, banues në Manzë, Durrës, u kap dhe u vu në pranga për llogari të Italisë.

Gjykata e Brescias në Itali lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar më 29.09.2024, duke e dyshuar Lukun për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike, të kryer brenda një organizate kriminale.

Policia njofton se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të siguruar ekstradimin e tij në Itali.

Të fundit