Flash News

E-TJERA

Kërkohej nga Italia për t*afik droge , arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Kërkohej nga Italia për t*afik droge , arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë.

Ai u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht për t’u ekstraduar në Itali, njoftoi policia.

Gjykata e Firences i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Aksioni për arrestimin i koduar “Purpose”, sipas të njëjtave burime, erdhi si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Të fundit