Flash News

E-TJERA

Kërkohej nga Spanja, 37-vjeçari arrestohet në Tiranë për përdorim celulari në makinë

Kërkohej nga Spanja, 37-vjeçari arrestohet në Tiranë

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke përdorur telefonin teksa drejtonte mjetin.

Por, 37-vjecari rezulton se ishte hspallur në kërkim nga Spanja si pjesëtar i një organizate kriminale. Drejtesia spanjolle i ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për mashtrim.

“Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit "The Ëanted", shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin”, njofton policia.

Të fundit