Flash News

E-TJERA

Kërkohej për trafik narkotikësh dhe pastrim parash nga SHBA, gjykata vendos 40 ditë burg për malazezin

Kërkohej për trafik narkotikësh dhe pastrim parash nga SHBA,
Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleks Vulaj i arrestuar disa ditë më parë në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga SHBA për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

41-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në Michigan të SHBA-së, teksa dyshohet se Vulaj mundësoi dërgesën e 10 kilogramëve kokainë pikërisht në këtë zonë e cila u zbulua më pas nga DEA.

Megjithëse kishte një vendim gjyqësor nga ana e palës amerikane, Vulaj qëndronte në Mal të Zi dhe lëvizte lirisht. Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga informacionet e dërguara nga DEA, se një i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve kishte hyrë në territorin shqiptar, policia organizoi operacionin për ndalimin dhe kapjen e tij. Vulaj u arrestua nw aksin Tamarë-Hani i Hotit.

 

 

Të fundit