Flash News

E-TJERA

Kërkohej prej 17 vitesh/ Arrestohet "doktori" shqiptar, kreu i një grupi kriminal

Kërkohej prej 17 vitesh/ Arrestohet "doktori" shqiptar, kreu i

Një shqiptar, kreu i një grupi të krimit të organizuar shqiptaro-italian është arrestuar në Bruksel, pasi kërkohej nga Interpoli për 17 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin, Ilir Meto i njohur si “Il Dottore” ose ‘mjeku’ në qarqet kriminale. Ai është dënuar me 14 vjet burg në mungesë në vitin 2004, dhe ka qenë në arrati që prej asaj kohe. Në 2012, ai u dënua, përsëri në mungesë, me 15 vjet të tjera, në të dyja rastet për trafik droge.

Shqiptari është arrestuar në Saint-Josse, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, në fillim të marsit. Sipas mediave italiane, ai u gjurmua nga skuadra antimafia e qytetit italian të Leçes, por policia e Brukselit që kreu arrestimin,  nuk pranoi ta konfirmonte këtë informacion.

Nuk është e qartë nëse Meto ishte atje gjatë gjithë kohëzgjatjes së arratisë së tij nga drejtësia, apo se si arriti të fshihej kaq gjatë. Supozohet se ai jetonte me një emër të rremë.

Meto duket se nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar në Belgjikë. Arrestimi i tij u bë në lidhje me dy urdhra ndërkombëtarë, nga dënimet e vitit 2004 dhe 2012. Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi kishte lidhje me një grup tjetër krimi të organizuar italo-marokenë.

Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane. Tani ai përballet me 29 vjet burg.

Burimi: Lavenir.net

Të fundit