Flash News

E-TJERA

Kërkohen 84 vota, Kuvendi hap procesin për zëvendësimin e Elsa Toskës në 'Kushtetuese'

Kërkohen 84 vota, Kuvendi hap procesin për zëvendësimin e

Komisioni i Ligjeve do të hapë nesër garën për plotësimin e vendit vakant pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga detyra e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët do të shqyrtohen fillimisht nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas vlerësohen dhe renditen me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Afati i aplikimeve është një muaj nga momenti i hapjes së garës.

“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përzgjedhja në Kuvend kërkon 84 vota. Në rast se asnjë kandidat nuk arrin këtë shumicë të cilësuar, automatikisht emërohet kandidati që ka marrë më shumë pikë nga KED.

 

Të fundit