Flash News

E-TJERA

Kërkohet përsëritja e zgjedhjeve, KAS shqyrton sot ankimimet e PD dhe LSI për Durrësin

Kërkohet përsëritja e zgjedhjeve, KAS shqyrton sot ankimimet e PD
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të mblidhet sot në orën 10.00 për të shqyrtuar kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Durrësit. Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e rezultatit dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark.

Ndërsa LSI kërkon rinumërim të votave. Deri më tani KAS-i ka përfunduar shqyrtimin për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrezoi kërkesat e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe Vlorë.

Sa i përket Beratit u pranua kërkesa e LSI-së për rinumërimin e 114 kutive, ku pati ndryshim të numrit të votave, por shifra të papërfillshme për të ndryshuar rezultatin.

Të fundit