Flash News

E-TJERA

Kërkoi 12 mijë euro për të ekstraduar të dënuarin, avokati apelon vendimin

Kërkoi 12 mijë euro për të ekstraduar të dënuarin,

Avokati Lavdosh Shehu i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK për korrupsion, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Shehu depozitoi ankimimin e tij në Apel duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në garanci pasurore. Sipas avokatit mbrojtës, Shehu nuk ka kryer vepër penale p[asi ka vepruar në zbatim me ligjibn, për ekstradimin nga Italia të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimimin e dorëzuar nga avokati thuhet se 5.000 euro që Shehu i ka marrë familjarëve të të dënuarit, për transferimin e tij, i ka kthyer një shumë prej 900 eurosh. Ndërsa për 4.100 euro të mbetura avokati pretendon se Shehu kaleshuar faturë tatimore.

SPAK arrestoi Lavdash Shehun padi i kërkoi familjes së të dënuarit Fatos Hyseni një shumë prej 12 mijë eurosh për ta ekstraduar atë nga Italia drejt Shqipërisë, në mënyrë që të vuante dënimin

Të fundit