Flash News

E-TJERA

Kërkoi 4 mijë euro ryshfet për legalizim, pranga specialistit të Kadastrës në Sarandë

Kërkoi 4 mijë euro ryshfet për legalizim, pranga specialistit

Policia e Sarandës ka ndaluar 41-vjeçarin Laert Pasha, specialist i sportelit dhe zyrave të AKSH-it në Sarandë, pasi ky i fundit kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të nxjerrë hipotekën e një hoteli.

Pasha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ "Stop", të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë. 

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njofton policia.

Të fundit