Flash News

E-TJERA

Kërkoi favore seksuale në këmbim të vendimit, KPK shkarkon gjyqtarin Guximtar Boçi

Kërkoi favore seksuale në këmbim të vendimit, KPK shkarkon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Në vitin 2016 kur Boçi asokohe ishte kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës, në një audio-përgjim i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të dhënies së vendimit për një çështje pronësie.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar. Në vitin 2017 prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Të fundit