Flash News

E-TJERA

Kërkoi heqjen e sekuestros për celularin, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

Kërkoi heqjen e sekuestros për celularin, GJKKO rrëzon

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të Eriov Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij", thuhet në njoftim.

Të fundit