Flash News

E-TJERA

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Lefter Kokën

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Lartë refuzon

Gjykata e Lartë ka rërzuar kërkesën për rekurs të ish-ministrit Lefter Koka. Ky i fundit kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Kujtojmë që Apeli i GJKKO-së vendosi “arrest me burg” për Kokën. Ky i fundit u arrestua në muajin dhjetor, pasi akuzohet s ii implikuar në aferën e inceneratorëve.

Koka së bashku me ish-Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dyshohet se kanë përfituar para nga pronari i inceneratorit të Fierit përmes skemave fiktive.

Hetimet konstatuan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.

Të fundit