Flash News

E-TJERA

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për ish-drejtorin e RTSH-së

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për nesër në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëlllçi.

Ish-drejtori i RTSH-së kërkoi lehtësim të masës së sigurisë "arrest me burg". Ai tha para trupës gjykuese se nuk ishte individ i rrezikshëm dhe se trupa gjykuese m und t'i caktojë një masë më të butë sigurie. Kjo ishte arsyeja që trupa gjykuese vendosi të shtyjë gjyqin e Gëllçit.

Kujtojmë se Thoma Gëllçi ra në prangat e SPAK në fillim të këtij muaji si i dyshuar për shpërdorim detyre. Tenderi i nënshkruar në nëtor të viti 2018, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së.

Bashkë me Gëllçin u arrestuan dhe 3 zyrtarë të tjerë të saj: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për blerjen e tenderit të RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

 

Të fundit