Flash News

E-TJERA

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë për kërkesën e Safet Bajrit

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë
Safet Rustemi (Bajri)

Gjykata e Tiranës ka  shpallur moskompetencë për gjykimin e kërkesës së të dënuarit Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në një nga operacionet më të bujëshme të OFL-së në 2018.

Ai i ishte drejtuar gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar liri me kusht, ndërkohë që po vuan dënimin për një vrasje në Belgjikë në burgun e Fierit.

Gjykata e Tiranës vendosi për moskompetencë, duke ia referuar rastin gjykatës së Fierit.

Safet Bajri është dënuar me 9 vjet burgim për kryerjen e veprave penale të “Drejtim i një organizate kriminale”,“Zhvatje në rrethana rënduese”, “Trafikim i qënieve njerëzore”, “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim në rrethana rënduese”, “Përmbushje e pasioneve të të tjerëve”.

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë

 

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë

Të fundit