Flash News

E-TJERA

Kërkoi liri me pretendimin se ishte i sëmurë, Gjykata e Posaçme lë në burg Fatos Tushen

Kërkoi liri me pretendimin se ishte i sëmurë, Gjykata e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK  për “Shpërdorim detyre”.

Tushe kërkoi zbutjen e masës “Arrest me burg” me pretendimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela i cili ka vendosur që Tushë të qëndrojë në burg.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar edhe më herët ndryshimin e masës së sigurisë. Tushe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj dhe ka pretenduar pafajësinë para drejtësisë.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Tushe ka kryer favore në dhënien e tenderit prej 23 milionë lekësh kundrejt miqve të tij, pavarësisht se ishte fituar nga kompania “Euro ALB”.

Disa muaj më parë, me urdhër të SPAK, policia ekzekutoi 11 urdhër arreste në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, përfshirë këtu: kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Të fundit