Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendim për Pëllumb Gjokën

Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendim për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Pëllumb Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim të Gjin Ndoj, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Përveç kësaj ngjarje, biznesmeni akuzohet se duke bashkëpunuar me persona të tjerë, ka siguruar kushtet për të vrarë ish policin e burgjeve Kleanth Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin.

Të fundit