Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg të dashurën e

GJKKO nuk pranoi kërkesën e Eria Agos, ish të dashurës së Safet Bajrit për zëvendësim të masës së sigurisë, duke bërë që ajo të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.

Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.

Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Të fundit