Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirinë se ishte i sëmurë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Fatos Tushen dhe të pandehurit e tjerë

Kërkoi lirinë se ishte i sëmurë, Apeli i GJKKO-së

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen. Apeli la në fuqi masën e GJKKO-së për Tushen dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë çështje, Flamur Peqinin, Blerta Turakun, Ibrahim Lamin, Bujar Muratin, Bektash Nezën dhe Gazment Çelën.

Tushe kërkoi lirinë për me argumentin se kishte probleme shëndetësore. Ai shprehu gatishmërinë që të lirohej me masë garancie pasurore.

Tushe ka deklaruar gjatë seancës se e njeh biznesmenin Ibrahim Lami, por se nuk ka bërë veprime që bien ndesh me detyrën. Ai ja thënë se nuk ka lidhje me tenderin dhe se përgjegjës për të është Drejtoria e Punëve Publike.

“E njoh Ibrahim Lamin, por s’kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me detyrën. Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tendrin, nuk kam qenë as kryetar dhe as ent prokurues, ka qenë Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës", është shprehur ai.

Fatos Tushe u arrestua për korrupsion nga SPAK me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave. Pas arrestimit, kryeministri Edi Rama vendosi ta shkarkojë nga detyra dhe ta përjashtojë nga Partia Socialiste.

Të fundit