Flash News

E-TJERA

Kërkoi uljen e dënimit, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit për Tahirin

Kërkoi uljen e dënimit, shtyhet seanca në Gjykatën e

Seanca gjyqësore për Sajmir Tahirin është shtyrë pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për tu njohur me aktet voluminoze të dosjes.

Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorit dhe caktoi datën 20 mars të këtij viti, ora 10:00 për seancën e radhës.

Ish-ministri Sajmir Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Pak muaj më parë ai i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më datën 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një séance maratonë e dënoi Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Të fundit