Flash News

E-TJERA

Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë lidhur me akuzën për korrupson pasiv.

Bllako kërkoi një masë më të butë me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dymujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të fundit