Flash News

E-TJERA

Kërkoi më shumë minuta, Asllani drejt largimit nga Inter, sinjale nga Premier League

Kërkoi më shumë minuta, Asllani drejt largimit nga Inter, sinjale

Pasi kërkoi më shumë minuta për të luajtur, Kristjan Asllani është gati të lëre Italinë e të largohet në Premier League.
Kështu raportoi, “Tuttomercato-web” që theksoi se  20-vjeçari pritet  të huazohet te Newcastle United në merkaton e janarit.

Edhe pse zikaltrit kanë refuzuar cdo kërkese për mesfushorin, e ardhmja e tij mbetet në dyshim. Interes kanë shfaqur dhe klubet italiane si  Empoli, Spezia dhe Torino, tre ekipet e Serie A që po kërkojnë më shumë  informacion për situatën e Asllanit.
Deri më tani futbollisti i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 8 ndeshje me fanellën zikaltër, pesë prej tyre në kampionatin Italian dhe tre të tjera në Champions League.

Të fundit