Flash News

E-TJERA

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata lë në burg Jurgis Çyrben

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata lë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjas për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg". 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes për një masë më të lehtë.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet ndaj ish-deputetit socialist dhe depozitoi dosjen në Gjykatën e Posaçme me kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim.

Çyrbja qëndron në burg që prej 20 tetorit 2024, pasi akuzohet për lidhje me organizatën e Altin Hajrit në Durrës dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Të fundit