Flash News

E-TJERA

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë së Tiranës Redi Molla, për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga treshja Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Redi Mollën e dosjes “5D”.

Redi Molla akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave. Në këtë proces ndodhen edhe dy ish-drejtorët Mariglen Qato dhe Taulant Tushe së bashku me administrator dhe punonjës të kompanisë 5D.

 

Të fundit