Flash News

E-TJERA

Kërkoi pafajësinë, Apeli lë në burg ish-zv.ministren Rovena Voda

Kërkoi pafajësinë, Apeli lë në burg ish-zv.ministren

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 10 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Voda u shpall fajtore për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, akuzë për të cilën u dënua me 1 vit e 3 muaj burg.

“Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, të Kodit Penal, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe dënimin e saj l(një) vit e 3( tre) muaj burgim. Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës R.V, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(muaj) burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit arrest ne shtëpi datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të pandehurës R.V t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet”, njofton Prokuroria.

Të fundit