Flash News

E-TJERA

Moti i keq në Itali, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha

Moti i keq në Itali, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është vendosur sot në alarm të kuq, për shkak të motit të keq.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, të cilat kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor.

Autoritetet në Italia kanë pezulluar disa linja hekurudhore, për shkak të motit të keq.

Ndërkohë që në Milano u mbyllën parqet për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta.

Siç raportojnë mediat italiane, në Romë, zjarrfikësja mori më shumë se 100 thirrje.

Për ditën e sotme parashikohen reshje më të dendura të shoqëruara me erëra me shpejtësi 100 km/h, ndërsa nesër, të premten dhe të shtunën pritet përmirësim i motit.

Të fundit