Flash News

E-TJERA

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë merr vendimin për Berishën

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë merr

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, nga shqyrtimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi u mor nga gjyqtari Enton Dhimitri, i cili konfirmoi përbërjen aktuale të trupës gjykuese për çështjen në fjalë.

Çështja lidhet me rekursin që Berisha ka paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Të fundit