Flash News

E-TJERA

Vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit edhe amerikanët, KQZ miraton kërkesën e ambasadës së SHBA-së

Vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit edhe amerikanët, KQZ miraton

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e ambasadës amerikane në Tiranë, që të ketë vëzhguesit e saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Kërkesa e ambasadës ishte depozituar më herët në KQZ. Komisioni bën me dije se është vendosur që SHBA të ketë 4 vëzhgues dhe 4 përkthyes.

“Ambasada e SHBA i ka paraqitur KQZ kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për katër vëzhgues afatshkurtër dhe katër përkthyes, si dhe zonat e vëzhgimit të tyre. Ambasada e SHBA është subjekt i cili gëzon të drejtën të caktojë vëzhgues në zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ.

Zonat zgjedhore ku do të jenë këta vazhgues dhe përkthyes janë përcaktuar vetë nga ambasada. Ligji i njeh selisë diplomatike që të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Të fundit