Flash News

E-TJERA

Kërkoi t'i kthehej telefoni, GJKKO refuzon kërkesën e ish-drejtoreshës në MB: Mund të ketë prova të vlefshme

Kërkoi t'i kthehej telefoni, GJKKO refuzon kërkesën e

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtoreshës së Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellarit, e cila kërkoi që gjykata t'i kthente telefonin celular. Ajo ndodhet në burg për korrupsion.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka argumantuar vendimin e saj se në celular mund të ketë prova të vlefshme.

“Nuk do të kthehet, mund të ketë prova të vlefshme. Hetimet janë të hapura dhe celulari mund të na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin”, ka thënë GJKKO.

Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme është e përfshirë në abuzimin me tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.

Më 10 korrik, SPAK lëshoi 9 urdhër arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Të fundit