Flash News

E-TJERA

Kërkoi t’i rikthente familjen në punë, i riu merr peng përgjegjësin e Zyrës Arsimore në Bulqizë

Kërkoi t’i rikthente familjen në punë, i riu merr peng

Një i ri është arrestuar në Bulqizë pasi dyshohet se ka mbajtur peng për disa orë në makinë përgjegjësin e Zyrës Arsimore, përgjegjësin e Zyrës Arsimore.

Sipas policisë, i riu A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë i kërkonte me insistim zyrtarit që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”, sqaron policia paraprakisht.

 

Të fundit