Flash News

E-TJERA

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, gjykata lë në burg Pëllumb Gjokën

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, gjykata lë

Është lënë në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka. Gjoka kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Të fundit