Flash News

E-TJERA

Replikat me Ramën, ish-ministrja thumbon Dumën: Ti kërkoje derë më derë për parti, ky qyqari u bë lider

Replikat me Ramën, ish-ministrja thumbon Dumën: Ti kërkoje

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate, ‘përplasje’, nofka dhe replika mes opozitës dhe maxhorancës. Kryeministri Rama ishte ai që fillimisht e quajti opozitën një “kope budallenjsh”, dhe deklarata e tij u pasua me replikën e deputetes Grida Duma.

Kjo e fundit iu kundërpërgjigj Ramës duke i thënë: “e ke kompleks PD-në se doje të vijë kur ishe i ri”.

Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Irena Beqiraj, i është përgjigjur me një koment të shkurtër replikës së Grida Dumës ndaj Ramës. Në një postim në Facebook, Beqiraj i kujton deputetes demokrate kohët kur kjo e fundit takohej me Ramën për t’u bërë pjesë e PS.

Beqiraj nuk i kursen as thumbat teksa shfaq rezerva për fjalimin e Dumës.

“Por sot, të rekomandoj të mos i përgatisësh më fjalimet para pasqyrës . Sipas studimeve, sistemi konjuktiv i njeriut e ka të vështirë të bëj dy punë të mira njëherësh. Merri me rradhë , po nuk doli koha për të përgatitur fjalim me argumenta , punë e madhe mos fol fare. Mjafton tualeti!”, shkruan Beqiraj.

Të fundit