Flash News

E-TJERA

Kërkon heqjen e masës së sigurisë, Gjon Shkambi rikthehet të hënën në vendin e krimit

Kërkon heqjen e masës së sigurisë, Gjon Shkambi rikthehet

Gjon Shkambi, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, do të rikthehet në Gjykatën e Apelit të hënën, aty ku ndodhi krimi. Seanca do të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.

Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Vrasja e gjyqtarit ndodhi më 6 tetor kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes Shkambi për një çështje prone.

Të fundit