Flash News

E-TJERA

Kërkon lirinë nga burgu, mbahet sot seanca për Safet Gjici

Kërkon lirinë nga burgu, mbahet sot seanca për Safet Gjici

Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për t’u liruar nga qelia.

Seanca për Gjicin do të mbahet sot në orën 10:00 dhe çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit, Suela Lika.

Gjici pretendon se ka vuajtur dënimin në masën 3/4, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për t’u liruar me kusht.

Të fundit