Flash News

E-TJERA

Kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Erion Veliajn në Apelin e GJKKO

Kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Erion

Shtyhet për nesër seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca pritet të mbahet në orën 12:30, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan kohë që të njihen me provat e reja.

Sakaq, mësohet se Veliaj ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza.

Kujtojmë se Veliaj doli sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij, atë të arrestit me burg, që prej orës 9:40, pasi mbërriti nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës.

Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 

 

 

Të fundit