Flash News

E-TJERA

Kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë, ministria e Jashtme e Çekisë: Opsion për të parandaluar emigrantët

Kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë, ministria e

Rritja e numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka nxitur propozimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Një nga vendet që është duke e shqyrtuar këtë mundësi është edhe Çekia.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar për emisionin “Zona Zero” në Top News, ku thekson se ky opsion ka për qëllim për të parandaluar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm, teksa momentalisht nuk është duke u shqyrtuar.

“Vendosja e regjimit të vizave për Serbinë dhe Shqipërinë është një opsion për të parandaluar rritjen e të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë ky opsion nuk është duke u diskutuar momentalisht”- ka deklaruar ministria e Jashtme e Çekisë.

 


 

Të fundit