Flash News

E-TJERA

Kërkon rikthimin në qeli të Dritan Goxhajt? Reagon Prokuroria e Tiranës: Nuk kemi kompetenca për rekurs

Kërkon rikthimin në qeli të Dritan Goxhajt? Reagon Prokuroria e

Pas lajmit që qarkulloi në media se ka kërkuar kthimin në qeli të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, Prokuroria e  Tiranës ka bërë një reagim.

Në të thuhet se organi nuk ka kompetenca të bëjë rekurs për vendimet e Gjykatës së Lartë. Prokuroria thotë se Gjykata e Apelit ende nuk ka zbardhur vendimin dhe nuk është depozituar në sekretari.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit D.G., bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Tiranës.

Të fundit