Flash News

E-TJERA

“Kërkoni gjykim, por s’vini në gjyq”, Prokurori përplaset me avokatët e Veliajt në seancën paraprake

“Kërkoni gjykim, por s’vini në gjyq”,  Prokurori

Është duke u zhvilluar seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Avokatët e Erjon Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.

Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t'ia cojnë aktet në burg.

Ndërkohë që prokurori i SPAK ka kundërshtuar duke thënë se ata tashmë janë njohur me aktet.

“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”,- raportohet të ketë thënë prokurori.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Të fundit