Flash News

E-TJERA

Kërkuan azil në BE, riatdhesohen 25 shqiptarë nga Franca

Kërkuan azil në BE, riatdhesohen 25 shqiptarë nga Franca
Foto ilustruese nga mbrritja e shqiptarëve

Ditën e sotme janë riatdhesuar 25 shtetas shqiptarë janë atdhesuar nga Lille, Francë, të cilët kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Policia e Shtetit ka theksuar sërish se nuk ka asnjë mundësi për ta përfituar azil në një nga vendet e BE-së.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë patrullimet në kufirin e gjelbër.

Të fundit