Flash News

E-TJERA

Kërkuan lirinë në Apel, lihen në burg dy rusët dhe ukrainasi që sulmuan uzinën e Gramshit

Kërkuan lirinë në Apel, lihen në burg dy rusët dhe

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg dy shtetasit rusë dhe ukrainasin që akuzohen për spiuanzh pasi tentuan hyrjen në uzinën e Gramshit dhe sulmuan dhe dy ushtarë.

Ata kishin apeluar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ të vendosur në 24 gusht nga Gjykata e Elbasanit, duke kërkuar kështu një masë më të lehtë.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.

Të fundit