Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Beqajn dhe 6 të tjerë
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-ministri e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzimin me fondet e SASPAC.
Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë, kërkesë e cila nuk është pranuar nga togat e zeza.
Ish-ministri ka ofruar garanci pasurore 5 milionë lekë për masë më të butë.
Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë:
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare