Flash News

E-TJERA

Kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15:00.

Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ata e kanë konsideruar arrestimin si politik, pasi pretendojnë se  ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Të fundit