Flash News

E-TJERA

Kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI

Kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Ky vendim është marrë me shumicë votash nga KAS-i, ndërsa kundër kanë dalë vetëm dy anëtarë, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

“Me shumice votash dhe me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Cefës vendosi rrëzimin e kërkesa ankimore 33 të LSI, rrëzimin e kërkesës ankimore të PD-AN, rrëzimin e kërkesës 52 të paraqiture nga Merxhani”, tha anëtari Ledio Braho.

Në mbledhjen e disa ditëve më parë,  KAS rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur të Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani për të marrë prova nga institucionet për emigrantët që nuk votuan.

Po ashtu, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici  në qarkun e Gjirokastrës. 

KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se një herë.

Sipas opozitës, periudha para dhe paszgjedhore u shoqërua me shkelje të rënda të ligjit që cënuan vullnetin e qytetarëve. PD ankimoi rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh, pagesa për tërmetin, ka përdorur administraën dhe policinë.

Të fundit