Flash News

E-TJERA

Kërkuan shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, 'Kushtetuesja' cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së dy partive

Kërkuan shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor,
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka caktuar si datë 9 qershorin për të shqyrtuar paditë e partisë Bindja Demokratike, e cila drejtohej nga Astrit Patozi dhe partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare të Myslim Murrizit.

Këto të fundit kërkuan shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve brenda koalicioneve, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese.

Këto kërkesa janë dorëzuar në gjykatë në dhjetor të vitit të kaluar. Kërkesa e dy partive, do të shyrtohet në një kohë kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe të dyja ato, nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë mandat.

Të fundit