Flash News

E-TJERA

KESH nuk njeh krizë, ble energji me çmim më të lartë se mesatarja në bursë

KESH nuk njeh krizë, ble energji me çmim më të lartë

Kriza energjetike për të cilën flet qeveria duket se nuk ndjehet nga Korporata Elektroenergjetike.

Pavarësisht krizës, KESH ka shpenzuar për periudhën Janar-Tetor 2022 330,87 milionë euro pa TVSH për të blerë 957,552 MWh energji elektrike.

Sipas Open Data, pavarësisht rënies së çmimit në bursa, qeveria ka vendosur në dispozicion të KESH si mbështetje buxhetore 20 miliardë lekë në total. Deri tani akorduar 16 miliardë lekë për periudhën Korrik-Tetor.

Çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga KESH sh.a për periudhën Janar- Tetor 2022 është 345.54 euro/MWh.

Kryesisht çmimi me të cilin KESH ka blerë energji elektrike është më i lartë se çmimi mesatar bursës Hungareze HUPX. Për muajin shtator KESH ka blerë 112,476 MWh me çmim mesatar të ponderuar rreth 478.13 euro/MWh apo 86.78 euro/MWh  më shumë se çmimi mesatar i bursës HUPX.

Për muajin Tetor 2022, gjithashtu KESH ka blerë energji elektrike me çmim mesatar rreth 307.85 euro/MWh apo rreth 113.9 euro/MWh më shumë se çmimi mesatar i bursës HUPX për muajin Tetor.

KESH nuk njeh krizë, ble energji me çmim më të lartë

Për muajt Shtator-Tetor vihet re një rënie në çmimet e energjisë elektrike sipas bursës Hungareze HUPX. Në muajin shtator, çmimi mesatar HUPX ka shënuar 391.35 euro/MWh me një rënie prej 11.8% krahasuar me muajin gusht 2022. Ndërsa në muajin tetor çmimi mesatar ka shënuar 193.94 Euro/MWh, apo rreth 50% më ulët se çmimi në shtator 2022.

KESH nuk njeh krizë, ble energji me çmim më të lartë

Çmimi mesatar ditor më i lartë gjatë muajve Shtator – Tetor 2022 është shënuar në datë 06 shtator i llogaritur në 531.44 euuro/MWh.

Të fundit