Flash News

E-TJERA

KESH tregon pse u ble energji në prag të reshjeve: Nuk donim të përdornim rezervat

KESH tregon pse u ble energji në prag të reshjeve: Nuk donim të

Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho, ka treguar se pse u vendos të importohej energjia elektrike në një kohë kur ishin paralajmëruar reshje shiu.

Për Euronews Albania, Verdho u shpreh se më 11 nëntor ka pasur një kërkesë për energji nga OSHEE-ja dhe për të mos shpenzuar rezervat energjetike në liqenin e Fierzës, u vendos të dilej në treg për të blerë energji.

“Është një kronologji e gjatë që nga data 11, ku kërkesa e OSHEE-së për furnizim, detyrim shërbim publik që KESH-i e ka dhe vazhdon ta japë për gjithë vitin, nga 1 janari i këtij viti ofron shërbim të pandërprerë të energjisë. Kërkesa e lëvruar për javën e kaluar, e dhënë në datën 11 nëntor, e detyroi KESH-in, për të mos konsumuar rezervën energjetike të saj të liqenit të Fierzës, për të shkuar në një pjesë të kërkesës në import. Ky import, gjithmonë KESH në këto muaj, ka akomoduar që duke parë rezervën energjetike, sheh edhe mundësinë e importit, për të mos impaktuar rezervën energjetike dhe del në blerje në datën 11.

Parashikimet e motit në atë ditë, thoshin që në fundjavën e ardhshme do të ketë reshje intensive deri në 100 mm shi. Sa më shumë i afrohemi eventit, flasim për ditën e enjte, shohim që këto instensifikohen në 200 mm shi dhe në pjesën e dytë të ditës së dielë. KESH merr masat për të kontaktuar, për marrëveshjen me KEK-un  për depozitimin e energjisë dhe për të bërë kthimin e energjisë që KEK ka depozituar në KESH gjatë muajve të thatë. KEK ka kërkuar vetëm 600 mega në këto 3 ditë. U hodh në hapin e tretë, hapi i optimizimit, që do të thotë shitje dhe blerje”, theksoi ai.

 

Të fundit