Flash News

E-TJERA

KESH ul sërish shkarkimet nga Hec Vau Dejës në 300m3/s, Beci: Qëllim mos impakti në zonën e nën Shkodrës

KESH ul sërish shkarkimet nga Hec Vau Dejës në 300m3/s, Beci:

Kreu i KESH ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajnimit të Plotave, ku u mor sërish vendimi  për uljen e shkarkimeve nga Hec Vau Dejës.

Ky lajm është bërë publik dhe nga faqja zyrtare e drejtorit të KESH, Benet Becit, i cili shkruan:

Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.

Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten reshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Falenderova të gjithë antarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.

Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe...

Posted by Benet Beci on Friday, February 12, 2021

Të fundit