Flash News

E-TJERA

Këshilli Bashkiak kërkoi të ballafaqohej/ Leli nuk shkon, iu kujton rregullat e pandemisë: Mbledhja të zhvillohet online

Këshilli Bashkiak kërkoi të ballafaqohej/ Leli nuk shkon, iu
Dritan Leli

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i ka kthyer përgjigje Këshillit Bashkiak, i cili disa ditë më parë kërkoi mbledhje urgjente për t'u ballafaquar me kryebashkiakun lidhur me shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Në shkresën e firmosur nga vetë Leli thuhet se mbledhja e thirrur për sot është në kundërshtim me ligjin, sa i përket rregullave anti-Covid. Këshilli kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej sot, por Leli nuk është dakordësuar dhe nuk ka shkuar në takim.

Ai thotë se mbledhja duhet të zhvillohet online si dhe ato paraardhëset. Ndërsa anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkuan që të zhvillohej në teatrin "Petro Marko". 

“Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, thuhet në letrën e Lelit.

Sipas Këshillit, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në këto kushte ata propozuan disa ditë më parë ngritjen e menjëhershme të Këshillit për shërbimet publike.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Të fundit