
Flash News
700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve
Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti njofton udhëzimet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE
Këshilli Bashkiak në Kukës i heq titullin e nderit publicistit Veton Surroi, Safet Gjici: Po bën fushatë kundër UÇK; Rama: Lajthitje kolektive!
Këshilli Bashkiak në Kukës ka vendosur t’i heqë titullin "Qytetar Nderi" Veton Surroit, publicistit dhe politikanit të njohur nga Kosova.
Sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, vendimi është marrë pas kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Kukësit, njëherësh anëtar i Këshillit të Qarkut, Safet Gjici është shprehur se ky vendim është i arsyeshëm për shkak të fushatës mediatike dhe politike që sipas tij Veton Surroi po bën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai po bën fushat politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë”, shprehet Gjici.
Disa orë pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Ai ka dalë kundër këtij vendimi, duke e cilësuar një “lajthitje kolektive” dhe kërkoi nga prefekti ta refuzojë.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s'mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s'ka president që jep medalje për heronjtë e luftërave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s'ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, shkruan Rama.
Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi Veton Surroin me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
Kujtojmë se Veton Surroi ka deklaruar se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por një pakicë politike.
Ditari politik









Të fundit

Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me përfitimet e fëmijëve, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
15 Janar 2021, 14:44

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19
15 Janar 2021, 14:25





Kosovë/ Miratohen masat e reja anti-Covid, zgjatet orari i lëvizjes
15 Janar 2021, 13:28





Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak
15 Janar 2021, 12:28


