Flash News

E-TJERA

Këshilli Drejtues i RTSH-së mblidhet për herë të parë, zgjidhen kryetari dhe nënkryetari

Këshilli Drejtues i RTSH-së mblidhet për herë të

Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), i miratuar më 17 mars në Kuvend pas një marrëveshjeje mes PS-së dhe PD-së, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë këtë të mërkurë. Mbledhja u drejtua nga Fatjon Hoxhalli, i cili u miratua si kryetar i Këshillit, pas një karriere si këshilltar i grupit parlamentar të PS-së dhe përvoja të tjera në administratën qeveritare.

Gjatë mbledhjes, janë diskutuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Fillimisht, Këshilli është njohur me aktet e parlamentit që përcaktojnë mandatin e anëtarëve dhe ka zgjedhur Petrit Bechin si nënkryetar me 10 vota pro.

Gjithashtu, është diskutuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës (Eurosong), që do të mbahet nga 13 deri më 17 maj në Bazel, Zvicër. Këshilli ka marrë vendimin që të thërrasë një mbledhje tjetër këtë javë për të vazhduar me procedurat e nevojshme për përfaqësimin e Shqipërisë, ku grupi “Shkodra Elektronike” do të interpretojë këngën “Zjerm”.

Në këtë mbledhje të parë, është propozuar gjithashtu ngritja e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, sipas Statutit të institucionit.

Megjithatë, aktivistët për lirinë e medias kanë shprehur shqetësimin për lidhjet politike të disa anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, të cilët kanë mbajtur poste të larta në Qeveri apo në parti.

 

Të fundit